Nga Shqipëria / E Hënë 4 Nëntor 2019, 19:07

Bashkëshortja tregon si u njoh me Elvis Naçin, emocionet e takimit të parë

Imami Elvis Naçi dhe bashkëshortja e tij, Fatma janë prej 17 vitesh së bashku dhe kanë një martesë të suksesshme nga e cila kanë ardhur në jetë tre fëmijë. Fatma ishte e ftuar sot në "Ftesë në 5", ku për herë të parë rrëfeu historinë e tyre të dashurisë dhe takimin e parë me Elvisin.

"Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund… isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i shpjegova situatën, më dha leje dhe kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste", tregoi Fatma.

Fatma tregoi gjithashtu se në takimin e parë ajo dhe Elvisi kishin folur për një libër dhe ajo nuk e priste që takimi i parë mes tyre të bëhej aq serioz.