Nga Shqipëria / E Hënë 4 Nëntor 2019, 19:07

Studentja flirtoi me të, Princ Harry e lë me gisht në gojë

Dukesha Meghan Markle dhe princi i Sussex, Harry, janë padyshim një ndër çiftet më të komentuar në tërë mediat botërore. Ato e kanë deklaruar publikisht dashurinë mes tyre dhe aty ku ka flirtime nga personat tjerë, dinë shumë mirë si t’i lënë ‘më gisht në gojë’, siç ka bërë së fundmi princi.

Fundjavën e kaluar ai udhëtoi për në Tokyo ku ka ndjekur i ndeshjen finale të ‘Rugby World Cup’ mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut. Atje ai është takuar me disa atletë paraplegjikë dhe një grup studentësh. Profili zyrtar i pallatit mbrëtëror në Twitter ka ndarë një video gjatë këtij takimi dhe në flirtim nga ana e një prej studenteve ka rënë në sy të të gjithëve.

Një ndër studentet e ka quajtur Harryn të pashëm dhe ai ka ditur si t’i japë përgjigjen e duhur. Princi i ka treguar unazën e martesës dhe nuk ka thënë asnjë fjalë më tepër. Studentët kanë nisur të qeshin dhe më pas princi është pritur me duartrokitje.