Nga Shqipëria / E Hënë 4 Nëntor 2019, 16:04

Puth meshkuj të panjohur nëpër botë: Shqiptarja merr vëmendjen e mediave të huaja

Një vajzë shqiptare nga Kosova ka marrë vëmendjen e mediave të huaja me fotot që ajo poston në Twitter, në të cilat shfaqet duke puthur djem të panjohur. 

Ajo quhet Kristiana Kuqi dhe postimi i saj ka marrë 500 mijë pëlqime në Twitter e po komentohet e po shpërndahet shumë.

"Shpresoj që ky djali që e kam takuar tek Kulla e Eiffel dhe i kam kërkuar që të bëjmë një foto bashkë duke u puthur në mënyrë që të mund të shtirem sikur kam kaluar kohë romantike në Paris, është mirë", shkruan Kristiana.

"Shpresoj që edhe ky djali nga Roma është mirë gjithashtu", shkruan shqiptarja në një postim tjetër.

Në një foto tjetër Kristiana shfaqet duke u puthur me një zjarrfikës.

Ndjekësit e kanë përgëzuar shqiptaren për guximin që ka për të bërë këto foto. Për Kristianën tashmë ka bërë artikull edhe një nga mediat më prestigjioze, Daily Mail.

Sipas të dhënave në profilin e saj Kristiana është studente e diplomuar në një kolegj në Amerikë dhe udhëton shumë nëpër botë./Xing.al