Xhemi Shehu mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun dhe padyshim ndër më bukuroshet në ekran e që me daljet e saj në çdo emision tërheq vëmendjen.

Ditën e sotme Xhemi ka bërë një ndryshim në pamje që i shkon jashtë mase. Moderatorja ka prerë flokët me baluke dhe look-un e ri na i ka treguar me një foto të postuar në Instagram ku shfaqet krah Arbanës.

"Me zemrën time", është përshkrimi që Xhemi i ka vendosur fotos ndërsa fansat i kanë bërë komplimenta të shumta.





