Nga Shqipëria / E Hënë 4 Nëntor 2019, 12:12

Veshja e Loredanës në MTV EMA tërheq vëmendjen e mediave të huaja

Mbrëmjen e djeshme u mbajt në Seville të Spanjës, ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards. Këtë vit ishin të pranishme tre artiste shqiptare, Loredana, Dua Lipa dhe Ava Max.

Loredana fitoi çmimin "Best Swiss Act" dhe tërhoqi shumë vëmendjen me veshjen e saj. Reperja u shfaq në tapetin e kuq e veshur komplet me të zeza, me pantallona e atlete dhe ky look u komentua edhe nga mediat e huaja.

Mediat spanjolle i kanë kushtuar një artikull veshjeve 'punk' në event, me titull: "Veshjet punk pushtojnë tapetin e kuq të MTV EMA". Pjesë e këtij artikulli është edhe Loredana e cila shoqërohej nga reperja gjermane Juju.

Po ashtu edhe Dua Lipa u shfaq me një veshje 'punk' dhe të veçantë./Xing.al