Nga Shqipëria / E Hënë 4 Nëntor 2019, 10:10

Aktorja e njohur jep lajmin e ëmbël: Shtatzënë për herë të tretë

Aktorja e njohur amerikane e serialit "Grey’s Anatomy", Caterina Scorsone ka dhënë lajmin e ëmbël se po bëhet nënë për herë të tretë.

Caterina postoi në Instagram një foto me bashkëshortin dhe dy vajzat, të maskuar si familja Addams. Në foto menjëherë vëmendjen e tërheq barku i rrumbullakosur i aktores 38-vjeçare.

"Familja jonë po bëhet akoma më e çuditshme", ishte përshkrimi që aktorja i vendosi fotos.

Caterina është e martuar prej 10 vitesh me këngëtarin Rob Giles. Çifti kanë dy vajza, Paloma dhe Eliza.

Aktorja është e njohur për rolin si doktoresha Amelia Shepherd në serialin "Grey's Anatomy".