Rezarta Shkurta është e ftuar mbrëmjen e sotme në puntatën e parë të emisionit "Thumb On" në RTV Ora. Gjatë intervistës me Fatmën dhe Aulonën, Rezarta tregoi zënkën e saj më të ashpër me Ermalin. Sherri ka ndodhur për një arsye që na ndodh të gjithëve.

Rezarta tregoi se një ditë burrë e grua ishin ulur të shihnin televizor dhe Ermali kishte ndërruar kanalin e saj të preferuar.

Kështu Rezarta kishte marrë telekomandën dhe e kishte ndërruar prapë kanalin. Edhe Ermali kishte bërë të njëjtën gjë dhe ky proces zgjati pa thënë as një fjalë. Ishte si zënkë në heshtje derisa Ermali u ngrit dhe vendosi një libër para televizorit që Rezarta mos ta ndërronte më.

Pas kësaj, Rezarta ishte hakmarrë ndaj Ermalit.

"Ndërkohë që Ermali lahej në dush po të njëjtën natë hapa çdo çezmë të mundshme që dushi të mos kishte ujë", tregoi Rezarta.





