Nga Shqipëria / E Diel 3 Nëntor 2019, 12:12

Besniku feston ditëlindjen, Jonida Vokshi i bën urimin më epik

Në shtator aktorja dhe moderatorja bukuroshe Jonida Vokshi dhe producenti e aktori Besnik Krapi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë madhështore të organizuar nga "Ami Event". Çifti që prej asaj dite është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave dhe çdo veprim i tyre komentohet.

Ditën e sotme Besniku feston 33-vjetorin e lindjes e në këtë ditë të rëndësishme Jonida i ka bërë një urim epik. Ajo ka postuar disa foto me momente nga dasma dhe i uron Besnikut ta ketë jetën e mirë, aq sa ka nusen.

"U rrite u bere per tu martuar! E paç jeten te lumtur aq shume te mire sa ke nusen. Te dua dhe kjo pune ka marre fund!", shkruan Jonida.