Loredana nuk ndalet me sukseset e saj dhe reperja shqiptare ka arritur të triumfojë duke fituar një çmim në "MTV Europe Music Awards", të mbajtur në Seville të Spanjës.

Loredana ishte e nominuar në kategorinë e 'Best Swiss Act' në të cilën fitoi.

Reperja postoi edhe një foto duke mbajtur çmimin në dorë dhe i falenderoi të gjithë.

Në MTV EMA do të jetë e pranishme edhe Dua Lip, Ilira, Bebe Rexha dhe Ava Max.






