Debati mes Linda Reit dhe Kujtim Gjuzit në emisionin "360 gradë" bëri bujë në media pak ditë më parë. Gjatë emisionit, Gjuzi u shpreh se Lindës nuk i gjendet as mosha ndërsa Laert Vasili ia ktheu: "Po duket ajo, nuk është më shumë se 25".

Në një intervistë për "Panorama plus", Linda është pyetur nëse është gati ta zbulojë moshën, nisur nga ajo që tha Gjuzi dhe makeup artistja e ka zbuluar pa asnjë problem.

"Nuk më dihet mosha. (qesh) Hej, ky është kompliment. Nejse, nuk është sekret, jam 30 vjeçe", u shpreh Linda.







