Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Miriam Cani po kalon ditët më të bukura në pritje për t'u bërë nënë për herë të dytë. Pak kohë më parë Miriami dhe Albani zbuluan se do bëhen me djalë dhe kështu Ameli do ketë një vëlla.

Miriami është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe ka vendosur që të ndryshojë pamjen. Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet me flokët e prera shkurt e që i shkojnë shumë.

Modeli i ri i flokëve i ka pëlqyer shumë fansave të cilët e kanë komplimentuar pafund Miriamin për look-un.









