Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Nëntor 2019, 23:11

'Shpirti im binjak', u tha se janë ndarë por Zerka bën gjestin më të ëmbël për Ronelën

Këngëtari i njohur Young Zerka është një ndër të ftuarit në emisionin shumë të pëlqyer nga publiku "Shiko kush luan". Ai ka zbuluar shumë detaje nga jeta e tij private.

Në lojën e re që i është shtuar emisionit, të quajtur "Paintball", Zerka u vu përballë fotove të artistëve të ndryshëm. Një tjetër e ftuar, Anxhela Peristeri, i drejtoi atij pyetje të ndryshmet për të cilat duhej të përgjigjej duke zgjedhur fotot.

Një ndër pyetjet ishte: " Cili prej këtyre artistëve mund të ishte shpirti yt binjak?", dhe Zerka bëri gjestin më të ëmbël duke zgjedhur foton e Ronela Hajatit. Pas gjithë aludimeve për ndarje mes dyshes, ky veprim i këngëtarit në mes të emisionit sqaroi gjithçka. Askush tjetër përveç Ronelës nuk mund të jetë shpirti i tij binjak!