Nga Shqipëria / E Shtunë 2 Nëntor 2019, 22:10

'Është njeri i thjeshtë’, Anxhela Peristeri flet për herë të parë për partnerin

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, është këtë mbrëmje e ftuar në emisionin "Shiko kush luan". Në rubrikën "Shiko kush përgjigjet", Anxhela u vu përballë Young Zerkës dhe dyshja treguan të pathëna mbi jetët e tyre private.

Një ndër pyetjet e lojës ishte: "Më mirë të jesh i lidhur me një personazh të njohur apo person të thjeshtë që nuk do të bëhet publik?". Anxhela u përgjigj se më mirë është të jesh e lidhur me një person të thjeshtë.

Pyetja tjetër ishte "Ju të dy cilin nga variantet keni?" dhe Anxhela u përgjigj "Të thjeshtin", duke treguar kështu se është në një lidhje. Nga përgjigjja e saj duket se arsyeja pse ajo nuk e bën publike lidhjen, është fakti se ai është një njeri i thjeshtë dhe Anxhela ndihet rehat kështu.