Këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus, që prej disa javësh ka nisur lidhjen e saj të re me atë që dikur ishte shoku i saj i ngushtë, Cody Simpson. Lidhja e tyre dukej të shkonte shumë mirë mirëpo para pak ditësh ekspertët e gjuhës së trupit thanë se Miley dhe Cody nuk janë vërtet të dashuruar. Ato arritën në përfundimin se Miley thjesht po tenton të bëjë xheloz ish bashkëshortin, Liam Hemesworth.

Pas fjalëve që po qarkullojnë kudo në media, Miley dhe Cody ua kanë mbyllur gojën të gjithëve. Dyshja janë fotografuar duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin gjatë festës së Halloween-it dhe fotot e tyre i ka publikuar në profilin e saj të Instagramit dhe motra e këngëtares, Noah.

Duket se Miley dhe Cody e kanë bërë lidhjen familjare pasi Cody është prezantuar me motrën dhe mamin e Miley, e të gjithë kanë festuar së bashku.









