Pak ditë më parë Linda Rei e ftuar në emisionin "360 gradë", u përplas në debat me Kujtim Gjuzin dhe Silvana Bushatin, debat i cili bëri bujë në media. Në një intervistë për "Panorama plus", Linda është shprehur se ishte entuziaste kur mësoi temën e emisionit, por nuk e priste të kishte debat të tillë.

"Të jem e sinqertë, pas temës 'A janë modernë shqiptarët', kur folëm për intervistën e dija shumë mirë që do të ishte i ftuar edhe Kujtim Gjuzi dhe isha entuziaste për çfarë më priste. Thjesht nuk e dija që niveli i kulturës dhe inteligjencës do të ishte aq skandaloz dhe i turpshëm. As nuk di ç’lidhje kishin të ftuarit me temën e modernizimit se dukej sikur kishin futur majmunët në shkollë, të cilët vetëm se na ngjajnë, por nuk mund të mësojnë asgjë.
Përplasja me Gjuzin bëri bujë thjesht sepse ishte një përplasje aq hipokrite dhe pa bazament, pasi më dukej sikur flisja me një qenie që nuk dinte ç’të thoshte. Në fakt, një nga përgjigjet e tij që më bëri përshtypje ishte kur tha: “Unë Gjuzi jam në gjendje të bëj 50 pompa“.(qesh) Atëherë i thashë vetes: Hej, për çfarë po flasim? Sikur dikush të më pyesë sa bëjnë 1+1 dhe unë të përgjigjem: Sot kam përdorur buzëkuqin ‘Chanel Rouge’. Zot!
Çfarë më acaroi? Thjesht mungesa e edukatës dhe e kulturës. Sidomos psikologia, që realisht çdo gjë mund të ishte ajo zonjë, por jo psikologe sepse kishte argumente personale dhe jo të bazuara në shkencë. Mendoj se në Shqipëri duhet të mbyllin fakultetet me pagesë se realisht, nëse ndonjëri shkon të bëjë psikoterapi, thjesht po i fal paratë. Po ja ku dalim prapë kur thashë që Gjuzi është “injorant”, sepse një politikan duhet të paktën të njohë ligjet është apo jo dakord me diçka", u shpreh Linda.

"Kur vlen zero përpara gjithë Shqipërisë, duke qenë se ka ushtruar edhe dh.unë me një vajzë te “Kafazi i artë”, për mua Silvana Bushati është pa kulturë dhe e pazonja për të argumentuar asgjë. Do t’i thosha: “E lehtë të gjykosh dikë, por kur unë të argumentova dhe vura pikat mbi ‘i’, ti ule kokën dhe gjysmën e emisionit nuk fole, por ngele me telefon në dorë”, tha Linda për Silvanën.







