Dy aktorët shumë të njohur prej telenovelave që janë transmetuar në Shqipëri, Matias Novoa dhe Isabella Castillo kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Çifti mbajtën një dasmë shumë larg luksit dhe me siguri më e veçanta që keni parë. Dy aktorët e zhvilluan ceremoninë në pyll e më pas festuan me miqtë e familjarët në një shtëpi druri, të mbushur me lule.

Isabella dukej si princeshë me fustanin e bardhë të qendisur me lule të vogla.

Aktorja postoi disa foto nga dasma dhe i dedikoi partnerit fjalët më të bukura. "Ti je familje për mua, të dhashë trupin tim që të jemi një, të dhashë shpirtin deri në fund të jetës", ka shkruar Isabella.

Isabella është 24 vjeç dhe njihet për rolin e saj në serialin "Toka e nderit" ndërsa Matias është 39 vjeç dhe njihet për rolin në serialin "Asgjë personale", seriale të transmetuara në Tring.

Më poshtë ju sjellim disa pamje nga dasma e çiftit./Xing.al










