Mbrëmjen e sotme në "Shiko kush luan", Luana Vjollca do shfaqet si Hirushja, me fustan blu, me rastin e festës së Halloween-it. Mirëpo moderatorja do ketë edhe zanat e saj e janë pikërisht Fifi, Flor Binaj dhe Rezart Veleshnja.

Me Rezartin, Luana ka postuar pak më parë një video ku shfaqet duke pozuar para kamerës e më pas aktori shfaqet pas saj i veshur me fustan e paruke.

Rezarti pozon si Luana dhe thotë "Ça bëre vllai?". Pas këtij momenti Luana shkrihet së qeshuri dhe videon mund ta ndiqni më poshtë.





