Pas ndarjes nga Travis, miliarderja më e re në botë, Kylie Jenner po përflitet për një lidhje me reperin e njohur Drake. Ditë më parë ajo u fotografua në ditëlindjen e tij dhe burime nga ‘Us Weekly’ treguan se mes tyre vihej re një lloj tërheqjeje.

"Ajo kaloi shumicën e kohës pranë Drake dhe miqve të tij. Kylie këndonte këngët e tij dhe kërcente me miqtë e saj, ndërsa ishte pranë Drake, por ata nuk po vallëzonin së bashku. Megjithatë ata dukeshin se kishin një lloj tërheqjeje ndaj njëri-tjetrit”, u shprehën burimet.

Ndërkohë, edhe mbrëmjen e djeshme Kylie dhe Drake janë fotografuar shumë të afërt më njëri-tjetrin. 22 –vjeçarja ka qenë e pranishme në një ‘party’ të organizuar nga reperi për rastin e ‘Halloween-it’ dhe ishte veshur si një elf. Afrimi mes tyre po shikohet nga të gjithë si një pikënisje për lidhje të re.












