Nga Shqipëria / E Premte 1 Nëntor 2019, 23:11

'Më kanë freskuar jetën', Lyrical Son iu bën dedikimin e ëmbël të bijave

Reperi i njohur Lyrical Son është baba i dy vajzave, me të shoqen Gresa. Dyshja gëzojnë një martesë shumë të lumtur dhe Instagrami i reperit është i mbushur me foto familjare që pasyqrojnë shumë dashuri.

Së fundmi, Lyricali ka publikuar një foto të dy vogëlusheve. Ato janë maskuar si dy zana bukuroshe në kuadër të festës së Halloween-it.

Krahas fotos reperi ka shkruar për të bijat disa fjalë shumë të ëmbla. “Faleminderit Zotit për këto dy zemra që më kanë freskuar jetën”, ka shkruar duke treguar që vajzat e kanë bërë jetën e tij akoma më të bukur.