Nga Shqipëria / E Premte 1 Nëntor 2019, 22:10

Na kishte munguar: Luar rikthehet me një bashkëpunim me reperin shqiptar

E mbani mend këngëtaren Luar? Para 7 vitesh ajo publikoi këngën ‘Gjithmonë’ në bashkëpunim me Flori Mumajesin dhe kënga u kthye në një hit që ende sot e kësaj dite dëgjohet.

Luar Arani i ka munguar prej kohesh muzikës dhe të gjithë ia kemi ndjerë shumë mungesën. Mirëpo më në fund ajo është rikthyer! Para pak orësh, ka publikuar këngën e saj më të re!

Ajo ka sjellë një bashkëpunim me Mc Kreshën dhe Bllekin. Kënga e tyre titullohet ‘Thug Life’ dhe në vidoklip Luar shihet si një zonjushë japoneze. Ndonëse është publikuar vetëm 3 orë më parë, bashkëpunimi i tyre ka marrë mijëra klikime në Youtube.