Nga Shqipëria / E Premte 1 Nëntor 2019, 19:07

Për herë të parë në Shqipëri, vjen në ‘Shiko kush luan’ këngëtari me famë botërore

Nesër është puntata e rradhës e emisionit ‘Shiko kush luan’ dhe Luana ka bërë të ditur se do realizohet një show i paharrueshëm.

Në kuadër të festës së Halloween-it, Luana do prezantojë e veshur si Hirushja ndërkohë që dhe anëtarët e stafit do jenë të veshur me kostume. Ajo ka treguar se do të jetë një Halloween tërësisht ndryshe dhe i çmendur. Përpos kësaj moderatorja ka ndarë dhe një lajm shumë të bukur.

Për herë të parë në Shqipëri dhe i ftuar ekskluzivisht për "Shiko kush luan" do të vijë këngëtari i njohur me famë botërore Pitt Leffer, anëtar i grupit Havana. Ky po që është lajm dhe të gjithë fansat dhe të apasionuarit pas këngës "I lost you" po çmenden!

Edhe Pitt Leffer ka publikuar në faqen e tij të Instagramit disa foto realizuar në studion e ‘Shiko kush luan’ ku shihet krah të ftuarve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA (@luanavjollca) on