Nga Shqipëria / E Premte 1 Nëntor 2019, 19:07

Baba për t’u marrë shembull: Flor Binaj bën gjestin më të bukur për të bijën

Një ndër aktorët më të dashur për publikun shqiptar është padyshim Flor Binaj. Ai i ka bërë të gjithë të qeshin dhe i ka fituar zemrat e njerëzve me energjinë pozitive dhe dashamirëse që përcjell. Përveçse është një aktor shumë i mirë, Flori është dhe një baba për t'u marrë shembull.

Ai është baba i dy fëmijëve me bashkëshorten e tij, Sadina, me të cilën ka shumë vite i martuar. Së fundmi Flori ka kaluar një kohë shumë të mirë me të bijën, Krena. Vogëlushja së bashku me shokët dhe shoqet e klasës ka vizituar ambientin e punës së tij.

Këtë moment e ka ndarë në profilin e tij të Instagramit, Rezart Veleshnja, i cili ka publikuar një video ku shihet Flori duke iu shpjeguar vogëlushëve spektaklin e të dielës në Portokalli.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@florjanbinaj sot ka marre ekipin e Krenes! ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️

A post shared by Rezart Veleshnja (@rezart._.veleshnja) on