Nga Shqipëria / E Premte 1 Nëntor 2019, 18:06

Horoskopi i muajit Nëntor nga Meri/ Kësaj shenje horoskopi do i zbulohet lidhja e fshehtë

Astrologe Meri ishte e ftuar pasditen e sotme tek "Rudina" për të folur mbi parashikimin e shenjave të horoskopit për këtë muaj. Meri u shpreh se këtë muaj Mërkuri i kundërt do sjellë disa keqkuptime. Më poshtë ju sjellim renditjen e shenjave nga ajo me më pak fat tek ajo me më shumë fat për këtë muaj.

12.Demi – Planetet do i kenë kundër, do jenë në frymë antagoniste. Nga ana shëndetësore nuk do ndihen aq mire, pak më të lodhur. Sa i përket dashurisë duhet të kenë kujdes në marrëdhënie serioze, mund te kenë keqkuptime. Nuk duhet të fillojnë një marrëdhnie të re. Tek paratë do jenë me fat. Nga data 12 do kemi Hënën në shenjën e tyre dhe do kenë dhurime.

11.Shigjetari – Fundi i muajit do buzëqeshi për ta. Do kenë shanse të mira ekonomike, do kenë bashkëpunime. Mund të kenë probleme psikologjike, pune, ligjore. Fillojnë komplikohen problemet. Do kenë sqarime pune. Duhet të jenë të vëmendshëm. Në lidhje me punën do marrin një benefit të mirë ekonomik. Në shëndet mund të kenë rikthim të problemeve kronike ose psikologjike.

10.Bricjapi – Do rregullojnë shumë gjëra. Rikthehen njerëz që do sjellin stabilitet, hov dhe gëzim në jetën e tyre. Në miqësi, në dashuri do jenë mirë, do jenë shumë pasionant. Kujdes lidhjet e fshehta se mund të ekspozohen. Shëndeti do jetë shumë mirë. Nuk duhet të marrin borxhe ose të futen në rrugë të paligjshme.

9.Binjaket do përfitojnë para nga partneritetet. Do kenë marrëveshje të mira ekonomike. Kujdes me debatet në punën e përditshme. Do kenë lidhje, propozime të mira. Ata që janë në një lidhje do shkojnë drejt fejesës, martesës, u shpreh Meri, transmeton xing.al.

8.Dashi – Nuk do kenë probleme me shëndetin, do kenë nxitime dhe nerva rreth datës 5 dhe datës 24. Do merren shumë me çëshjet ekonomike. Mos marrin para borxh. Sa i përket dashurisë këtë muaj do flirtojnë.

7.Gaforrja – Do kenë muaj pasionant. Do ndihen mirë, por dokenë edhe keqkuptime me njerëz nga e kaluara. Rikthehen disa problematika që duhen marrë në konsideratë. Shpërblehen mirë për punën e tyre. Mund të kërkojnë rritje rroge. Do arrijnë një qëllim të rëndësishëm, tha Meri, transmeton xing.al.

6.Luani – Janë në një moment shumë të këndshëm, duan të udhëtojnë, të çlirohen ngë disa përgjegjësi familjare. Ky muaj fillon fuqishëm. Deri në datën 18 do kenë avantazh për të bërë gjërat që duan. Do kenë një lajm të mirë në mes të muajit. Njerëzit e afërt të tyre do kenë probleme shëndetësore. Do shpërblehen.

5.Ujori – Do zënë një pozicion shumë të mirë pune. Do shpërblehen. Do kenë mbështetje të mirë ekonomike. Sa i përket dashurisë janë në një fazë shumë të mirë. Një mik ose shoqe do futet në jetën e tyre personale. Mund të gjejnë fatin e tyre ata që nuk janë të lidhur.

4.Peshorja – Do kenë stafetën në çështjet ekonomike. Do fitojnë, do udhëtojnë, por mund të kenë një problem të vogël. Mos të bëjnë një nisje biznesi, aplikime për të marrë kredira, gjëra që kanë të bëjnë me paratë mos i bëni në këtë periudhë.

3.Akrepi –Ky është muaji i tyre, por duhet të shikojnë rrugën me pengesa. Mërkuri do sjellë keqkuptime me shkresa apo marrëdhënie. Nuk duhet të investojnë shumë, tha Meri, transmeton xing.al.

2.Virgjëresha – Kanë pasur një muaj tetor me ngatërresa, por këtë muaj do jenë pak nervoz, do kenë xhelozira. Më pas gjërat fillojnë qetësohen, do kenë udhëtime, kontakte me jashtë, do stabilizojnë marrëdhëniet familjare, do kenë festa, miq, shëndeti do fuqizohet.

1.Peshqit do kenë bashkëpunime të mira. Shëndeti do jenë shumë mirë. Paraja, ekonomika do jenë të favorizueshme, do kenë një ndihmesë ekonomike, nga bizneset, nga investimet. Dashuria vjen nga larg, njohjet do iu vinënga njerëz nga jashtë. Do bien në sy, do kenë fejesa, martesa./Xing.al