Nga Shqipëria / E Premte 1 Nëntor 2019, 15:03

'Nuk mund të shash bashkëshortin tim', Ajola Xoxa i kthehet ndjekësit

Ajola Xoxa është mjaft aktive në rrjete sociale, ku përpos fotove kreative, poston shpesh edhe foto me Veliajn dhe djalin e tyre, Kajanin.

Në foton e fundit Ajola shfaqet duke pozuar krah bashkëshortit, e veshur shumë elegante me të zeza teksa ndodheshin në një event në Pallatin e Brigadave.

Përpos komplimentave të shumta, vihet re edhe një koment të cilit Ajola i ka replikuar. "Pse fshin komentet negative", i komenton ndjekësi.

"Sepse nuk mund te shash bashkeshortin tim ne faqen time", i përgjigjet Ajola.