Nga Shqipëria / E Premte 1 Nëntor 2019, 15:03

Ups: Këta 12 VIP-a shqiptar u maskuan njësoj për Halloween

Maleficent duket se ishte e preferuara e VIP-ave shqiptar pasi Zaimina, Era Rusi, Estela Ujka dhe Kejvina u shfaqën të transformuara si ajo.

Dy vajza të tjera që patën të njëjtën ide ishin reperja Melinda dhe moderatorja Einxhel Shkira. Ato u kthyen në nuse superseksi me vello.

Ndërsa këngëtarja Eneda Tarifa dhe vajzat e Fiksit, Altea Noka dhe Dajana Ponari ishin veshur si infermiere.

Kiara Tito dhe Keisi Medini vendosën të transformoheshin si Kylie Jenner. Të dyja të veshura thuajse njësoj, por njëra Kylie brune e tjetra Kylie flokëkuqe.

Ndërsa dy modelet Ada Deda dhe Niki Delijorgji u shndërruan në engjëj, veshur me fustane të bardhë dhe me krahë./Xing.al