Nga Shqipëria / E Premte 1 Nëntor 2019, 13:01

Melinda u kthye në një nuse të frikshme për Halloween dhe e çmendi publikun në koncert

Melinda Ademi mbajti mbrëmë një koncert në Tiranë me rastin e festës së Halloween-it dhe ishte transformuar në një nuse superseksi e veshur me të bardha dhe vello.

Reperja e elektrizoi publikun me kërcimet e saj dhe një moment kulminant ishte kur bëri twerk.

Melinda performoi disa nga hitet e saj më të dëgjuara dhe mbeti shumë e kënaqur në fund të koncertit duke publikuar edhe disa momente nga performancat e saj.

Kujtojmë që kënga e fundit nga Melinda është "A po don pak", një projekt që u pëlqye shumë nga publiku e pritet që reperja së shpejti të vijë me një hit të ri.