Nga Shqipëria / E Premte 1 Nëntor 2019, 12:12

'Jeni fshatarë', aktorja e njohur zihet me pasagjerët dhe nxirret nga avioni

Një aktore e njohur ruse ka ofenduar dhe është zënë me pasagjerët në avion pas një vonese. Avioni ishte vonuar për dy orë për shkak të problemeve teknike dhe Lidiya Velezheva ishte bërë me nerva.

"The sun" bën të ditur se aktorja kishte bërë sherr me pasagjerët dhe ekuipazhin. Ajo pretendon se është mbajtur në autobusin e aeroportit për 20 minuta. 

"Unë jam aktore dhe ju jeni fshatarë sepse e keni blerë biletën nga halli, ndërsa unë e bleva time për 2,475 paund kesh", bërtiste aktorja.

53-vjeçarja më pas u zbrit nga avioni dhe u shoqërua nga policia. 

Lidiya kishte planifikuar të fluturonte nga Moska në Tel Aviv për një shfaqje.