Nga Shqipëria / E Premte 1 Nëntor 2019, 11:11

Reperi serb i tërbon të gjithë, me flamur shqiptar në videoklip: Jemi familje

Reperi serb, Aleksandar Milosavljeviç i njohur me emrin e artit Aki Aki ka marrë vëmendjen e të gjithëve me videoklipin e tij të ri "Cani Sciolti". Në videoklip reperi shfaq flamurin shqiptar dhe atë serb dhe i portretizon dy kombet si familje. 

"Jemi si një familje dhe kjo dihet, niset njëri dhe nisen të gjithë, ose futet njëri futen të gjithë, bashkë me shqiptarë e serbë", këndon Aki Aki.

Reperi është me origjinë serbe, por prej vitesh jeton në Cadenazzo të Italisë. 

Kënga e tij "Cani Sciolti" tanimë ka marrë mijëra shikime në Youtube e ka ngjallur komente të shumta pikërisht prej faktit se reperi i konsideron shqiptarët miq.