Me rastin e festës së Halloween, VIP-at dje u transformuan në personazhe të njohur, disa të frikshëm e disa aspak të tillë. Kostumet, maskat e shndërrimet e tyre morën të gjithë vëmendjen dhe Xing.al publikoi një sondazh ku ju votuat për personazhin që ishte maskuar më bukur. Nga rezultatet e sondazhit, Zaimina është më e votuara këtë Halloween.

Zaimina u transformua si Maleficent së bashku me vajzën e saj Khloe.

Në vendin e dytë është Arbana me djalin e saj Joni të cilët ishin bërë si Mickey dhe Minnie Mouse.

Ndërsa në vend të tretë, moderatorja Sara Gjordeni e cila kishte një look shumë të veçantë këtë Halloween.









