Përtej shkëlqimit të ekranit, Renato Mekolli bën një jetë të thjeshtë e këtë e ka treguar shpesh me postimet e tij duke kujtuar këtu edhe faktin që ai merr bukë me vete si në plazh, por edhe në punë.

Ditën e sotme Renato ka postuar një foto ku shfaqet duke ngrënë me stafin e "Hell's kitchen" dhe shkruan se ka një arsye pse e merr bukën me vete.

"Në plazh po e po që bukë me vete marr, por bukë me vete marr edhe në xhirimet e Hell’s Kitchen, jo për gjë por kaq inat sa më kanë konkurentët nuk e di se cfarë mund të mi hedhin ushqimit brenda", shkruan Renato dhe në fund fton fansat ta ndjekin sot në "Hell's kitchen".







