Deri tani kemi parë shumë nga VIP-at që janë maskuar në kuadër të festës së Halloweenit dhe tani është rradha e Luana Vjollcës. Ndonëse në mëngjes moderatorja tha se Halloweenin do e kalonte në zyrë duke punuar, pak më parë ka treguar se kjo nuk e ka penguar që dhe ajo të maskohet si një personazh shumë i njohur dhe shumë i dashur.

Në këtë Halloween Luana na ka prezantuar versionin e saj të Hirushes. Ajo është maskuar si princesesha bukuroshe e Disneyt dhe duhet të themi që i ngjan shumë.

Moderatorja ka veshur një fustan ngjyrë bojëqielli në stil princeshe, ka vendosur lente të së njëjtës ngjyrë dhe flokët bjonde i japin tamam pamjen e Hirushes. Halloweeni mund të mbahet si një festë e frikshme por Luana vetëm e frikshme që nuk duket.











