Nga Shqipëria / E Enjte 31 Tetor 2019, 23:11

Marina dhe Geti na habitën me veshjet e tyre për Halloween

Pothuajse të gjithë VIP-t po shijojnë atmosferën e festës së Halloweenit. Ato kanë zgjedhur kostume nga më të ndryshmet. Edhe një prej çifteve më të komentuar të Showbizit, nuk i ka rezistuar dot maskimit: bëhet fjalë për Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin, të cilët i kanë habitur të gjithë me dukjen e tyre.

Marina ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto krah Getit, nga mbrëmja e Halloweenit dhe ka treguar mënyrën se si janë veshur. Moderatorja ka mbështjellur kokën me një peshqir, është veshur me robdëshamber dhe taka shtëpie, në kokë ka vënë syze. Çdo akesor dhe rrobat janë në ngjyrë të zezë. Nga ana tjetër, Geti ka veshur një pallto të zezë dhe fytyrën e ka mbuluar me maskë.

Në Instastory, Marina ka publikuar një video nga festa e Halloweenit dhe atmosfera e krijuar është e frikshme por interesante.