Nga Shqipëria / E Enjte 31 Tetor 2019, 19:07

Mozzik bën tatuazhin gjigant në trup për të bijën

Mozzik dhe Loredana mund të jenë ndarë por vogëlushja Hana do t’i bashkojë në jetë të jetëve. Dyshja kanë treguar se janë prindër shumë të përkushtuar dhe Hana është kthyer në thesarin e tyre më të madh.

Si Mozzik ashtu dhe Loredana publikojnë shpesh foto me vogëlushen dhe të dy kanë bërë për të një gjest shumë të bukur. Para disa kohësh, Loredana bëri tatuazh emrin e të bijës në pjesën e parakrahut dhe ditën e sotme, edhe Mozzik ka bërë të ditur se ka realizuar një tatuazh në trup për Hanën.

Reperi ka bërë tatuazh portretin e vogëlushes në pjesën e krahut dhe duket kaq bukur! Ai ka publikuar disa foto në profilin e tij të Instagramit dhe gjesti i ëmbël është pëlqyer shumë nga fansat.