Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Selena Gomez, pas martesës së ishit (Justin Bieber), u përfol për një lidhje me ish anëtarin e ‘One Direction’, Niall Horan.

Burime nga mediat e huaja treguan se dyshja po shihej shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje Selena u fotografua teksa shkonte në shtëpinë e tij me një qese plot ushqime në duar.

Mirëpo ndërkohë që rrjeti gumëzhin për një lidhje të re, Selena ka vendosur të reagojë. Përmes një postimi të bërë në Instastory, bukuroshja iu ka dhënë fund aludimeve duke sqaruar që ka dy vite single. “Nuk po dal me asnjë. Jam single prej 2 vitesh. Po ndjek programin e Zotit, jo timin.”- ka shkruar ajo.

Selena ka treguar se statusi i saj do të ndryshojë vetëm nëse Zoti ka plane për të. Për momentin ajo është fokusuar të vetja, te lënia pas e të shkuarës dhe tek të qenurit e lumtur në lëkurën e saj. Para disa ditësh ajo publikoi këngën ‘Lose you to love me’, e cila është një pasqyrim i historisë së saj më Justinin dhe mbylljes së atij kapitulli.













