Nga Shqipëria / E Enjte 31 Tetor 2019, 16:04

Sa shpejt: Pas 1 muaji lidhje këngëtarja e njohur ndahet nga i dashuri

Këngëtarja e njohur, Demi Lovato i ka dhënë fund lidhjes me Mike Johnson. Burime për "E! News" kanë bërë të ditur se çifti kanë vendosur të ndahen pas 1 muaji bashkë.

Burimi tregoi se ndarja nuk ishte dramatike, por e qetë duke qenë se çifti e vendosën vetë t'i jepnin fund.

Demi nuk e kishte marrë shumë seriozisht lidhjen dhe nuk priste të kthehej në diçka serioze.

Ndërsa Mike në një intervistë është shprehur se i pëlqente shumë vetëbesimi që kishte Demi dhe se ajo puthte shumë mirë.

Madje ai shpreson që këngëtarja do i japë edhe një shans lidhjes së tyre, por kjo mbetet për t'u parë.