Dua Lipa është rikthyer së fundmi duke dhënë lajme të mira për fansat. Këngëtarja shqiptare ka bërë të ditur se po sjell një album që mban titullin "Epoka e re", nesër do publikojë një këngë nga ky album dhe gjithashtu do të performojë në MTV VMAs.

Dua i është kthyer edhe aktivitetit në rrjete sociale dhe ka postuar një foto me look-un e ri, flokë bjonde e poshtë tyre ngjyrë të zeza.

Këtë look duket se kunata e saj Bella Hadid e adhuron. Modelja 'e acaruar' ka shkruar në foton e Duas: "Këto flokë!!! Ndalo tani".

Dua nuk i ka kthyer përgjigje kunatës, por komenti i Bellas ka tërhequr shumë vëmendje dhe kanë nisur replikat nga ndjekësit.








