Nga Shqipëria / E Enjte 31 Tetor 2019, 13:01

'Kishte dashnore tjetër', thanë se e ka tradhëtuar Keisin, reagon Stresi

Pak ditë më parë një koment në një prej fotove të Keisit mori shumë vëmendje e madje bëri që të reagojë edhe vetë bukuroshja. Ndjekësja i shkruante Keisit se Stresi kishte të dashur një tjetër dhe shoqëria e tij tallej me të kur ajo postonte foto me reperin.

Lidhur me këtë koment, Stresi ka reaguar i ftuar në emisionin "Glamour zone". Reperi u shpreh se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se populli nuk duhet t'i besojë komenteve të tilla.

"Është idiotllëk që populli injorant e beson këtë gjë. Bazohen në adresa anonime. Mua s’më intereson, me njerëzit e poshtër nuk merrem. Frenohem shumë para shumë gjërave dhe s’mund të jap mendim e ta gjykoj pa e njohur dikë. Është shumë ulje. S’ka lidhje me mua e karakterin tim. Unë kam kundërshtarët e mi dhe i mburr, imagjino njeriun tim, që e ke dashur dhe e ke mbajtur në gji. S’mund ta ulësh ashtu", u shpreh Stresi.