Nga Shqipëria / E Enjte 31 Tetor 2019, 12:12

Shifra e papërballueshme: Këngëtari latin fton Redona Koçin për bashkëpunim

Modelja Redona Koçi ishte e ftuar së fundmi në emisionin "Glamour zone" në RTV Ora, ku gjatë intervistës zbuloi shumë të pathëna. Një ndër to ishte edhe rasti kur Redona është kontaktuar nga një prej këngëtarëve më të famshëm latin.

Bëhet fjalë për Jay Santos i cili kërkonte që Redona të ishte pjesë e videoklipit të tij muzikor. 

Megjithatë kur ka dëgjuar kërkesën e Redonës, Jay Santos ka hequr dorë. 

"Kërkoi bashkëpunim për të qenë pjesë e imazhit të tij në një klip në Spanjë. Por nuk ramë dakord.  I kërkova një çmim dhe u zhduk", tregoi Redona.

"Kaq e papërballueshme ishte si shifër?", e pyeti moderatorja Ester Bylyku.

"Nuk e di, ndoshta për të", u përgjigj Redona.