Nga Shqipëria / E Enjte 31 Tetor 2019, 11:11

Në lidhje prej 6 vitesh, Redona Koçi tregon skenat e xhelozisë: Rrobat më fluturuan nga ballkoni

Redona Koçi është kthyer tashmë në një nga modelet më të komentuara në media e rrjete sociale sidomos për fotot ku tregon format perfekte. E ftuar së fundmi në "Glamour zone", Redona zbuloi për herë të parë se prej 6 vitesh është në një lidhje dashurie dhe është shumë e lumtur krah djalit, identitetin e të cilit nuk e zbuloi.

"Jam në një lidhje, kam gjashtë vite. Dhe jam shumë e lumtur. Dikur kemi bashkëjetuar, tani jo më, sepse prindërit e mi u kthyen nga jashtë", tregoi Redona.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse kanë pasur skena xhelozie, Redona tregoi një rast.

"Një nga skenat e xhelozisë ishte kur nga dhoma ime fluturuan nga ballkoni të gjithë gjërat që kisha blerë, bizhu vjeshje. Mu dhimb shpirti se kisha bërë shopping atë ditë", tregoi Redona.

E pyetur pse ndodhi kjo, modelja u përgjigj: "Nga inati, ishte shumë me nerva".

"Pastaj e mendoi që do duhej të bënte një shoping tjetër të fuqishëm dhe e shleu gabimin", tregoi Redona duke qeshur.