Një emision i ri do të nisë në TV Klan së shpejti e do të quhet "Historia ime". Programi do drejtohet nga gazetarja e njohur Mirela Milori e cila do jetë edhe bashkëautore.

Ky emision do të sjellë për publikun histori, aktualitet dhe tematika të ditës, investigime, rrëfime njerëzore, bën të ditur tvklan.al.

Në çdo rast që do të trajtohet, nuk do të mungojnë opinionet e ekspertëve të fushës së psikologjisë dhe ligjore.

"Historia ime" do të fillojë transmetimin në Televizionin Klan së shpejti dhe do të jetë çdo ditë në ekranet tona.



