Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Tetor 2019, 23:11

Thyen pjata e bërtet, Renato Mekolli tregon sa fiton nga ‘Hell’s Kitchen’

Renato Mekolli i ftuar këtë të mërkurë në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Shehu ka treguar shumë detaje interesante nga sezoni i ri i ‘Hell’s Kitchen’. Ai ka folur rreth natyrës së tij të ftohtë që nuk toleron asnjë njeri kur vjen puna te kuzhina, për komentet negative, për jetën private e mes të tjerash ka treguar dhe pak nga prapaskenat e zhvillimit të emisionit.

Shefi i kuzhinës ka treguar se çdo gjë bëhet për ngritjen e audiencës, sepse përndryshe shkon për djall emisioni dhe kanali bashkë. Jonida e ka pyetur nëse ai thyen pjata dhe g odet për të ngritur audiencën dhe Renato e ka pohuar.

"Është format i tillë dhe kjo gjë ndodh në të gjitha kuzhinat e botës, nuk ndodh vetëm në kuzhinën e Hell's Kitchen apo në kuzhinën e restorantit tim", është shprehur ai. Renato ka treguar se është normale që të tilla gjëra të bëhen në një emision gatimi, kjo e bën akoma më tërheqës. Kuzhinieri ka treguar se nga show që i ai jep duke thyer pjata e bërtitur, rritet audienca e për rrjedhoje ka edhe më shumë sponsor që i mundësojnë fitime të larta. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Soirée (@soiree_topchannel) on