Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Tetor 2019, 21:09

Në shtëpinë e Arbana Osmanit: Moderatorja feston Halloween-in me djalin

Arbana Osmani dhe djali i saj Joni po festojnë mbrëmjen e sotme Halloween-in, një festë që është përhapur vitet e fundit në Shqipëri ndërsa në Amerikë prej vitesh mbahet si festa e dytë më e rëndësishme.

Arbana ka postuar një foto nga shtëpia ku shfaqet me Jonin dhe të dy kanë vendosur kapele.

Për këtë festë Arbana i ka përgatitur Jonit një tortë në formën e një shtëpize të frikshme.

"Zakonisht i festojme festat nje jave para dhe nje jave mbrapa", shkruan Arbana.