Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Tetor 2019, 21:09

Bëri namin me gafat në Kuvend, zbulohet e vërteta e fjalimit të Majlinda Halilajt

Fjalimi që deputetja Maljinda Halilaj mbajti në Kuvend disa ditë më parë bëri xhiron e rrjetit duke u komentuar gjatë nga të gjithë. Në fjalimin e saj gafat ishin të shumta, ku një ndër to ishte edhe mos shqiptimi i fjalës "Korporatë", duke e shqiptuar "Koperatë."

Pas gjithë komenteve, deputetja reagoi përmes një statusi në Facebook, duke sqaruar arsyen pse ishte ngatërruar. Ajo është shprehur se gabimet janë njerëzore. “Gabimet janë për njerëzit çdo kush gabon nuk është perfekt…por çdo gabim ka një arsyje…nuk  gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syrin nuk isha e qartë për publikun.”- shkruante Halilaj.

Mirëpo, së fundmi burime nga "Panorama" kanë zbuluar se në fakt deputetja Halilaj ka kopjuar fjalimin e ish-deputetes së PD-së, Jorina Tabakut. Sipas "Panorama", nga fjalimi janë prerë disa fjali ku abuzohej me emrin e kryeministrit Rama.