Camila Cabello dhe Shawn Mendes janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar në media. Aludimet për lidhjen e tyre filluan në muajin Korrik dhe më pas dyshja e shpallën vetë publikisht.

Që nga ai moment ato shfaqen kudo bashkë dhe nuk mungojnë as postimet e njëpasnjëshme me njëri-tjetrin, madje në momente shumë private. Burime të afërta pranë tyre kanë treguar se në fakt Camila dhe Shawn janë lidhur më parë se në muajin Korrik. Romanca mes dyshes ka nisur në muajin Qershor dhe festojnë 5 mujorin e lidhjes.

Ato duken më të lumtur se kurrë bashkë dhe duket se po e shijojnë shumë miqësinë që u kthye në dashuri. Ndonëse ditë më parë u përfol se ato janë ndarë, Shawn i hodhi poshtë thashethemet duke treguar se vazhdon ende me Camilën.










