Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismaili, ndodhet së fundmi në Turqi. Ajo po i shijon shumë ditët e qëndrimit të saj atje dhe këtë e demostrojnë më së miri fotot e publikuara në rrjete sociale.

Të gjitha udhëtimet bëhen padyshim më të bukura kur je i/e shoqëruar dhe këtë Genta duket ta dijë shumë mirë. Ajo nuk është vetëm në Turqi por ndodhet e shoqëruar. Këngëtarja ka publikuar një foto në profilin e saj të Instagramit ku shihet se kaluar një mbrëmje shumë romantike.

Me pamje nga deti, me tavolinë të shtruar për dy persona, me lule dhe me qirinj romantik, Genta ka kaluar mbrëmjen më të bukur në Turqi. Mirë po kush po e shoqëron? Këtë ajo nuk e ka zbuluar por meqë darka është romantike, është e kuptueshme që bukuroshja gjendet në shumë shoqëri të mirë. “Duke e shijuar mbrëmjen time të bukur në Stamboll”, ka shkruar Genta krahas fotos.







