Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Tetor 2019, 16:04

UAU: Grimieri shqiptar kthehet në femër për Halloween dhe i la edhe VIP-at gojëhapur

Grimieri i VIP-ave, Arbër Bytyqi ka gjetur padyshim mënyrën më të veçantë për t'u transformuar në Halloween. Arbri nuk ka zgjedhur aspak të transformohet si ndonjë personazh apo të bëhet sa më i frikshëm, por grimieri është kthyer në femër.

Ai ka postuar në Instagram një foto të transformimit bashkangjitur me foton e tij origjinale dhe shkruan: "Nga Arbër në Arba".

Ky transformim ka habitur edhe VIP-at. Enca i komenton: "Mirë që nuk je goc se ndryshe këto kur*at do kishin konkurrencë".

"Motër na ftohte tani gjithë estradën", i komenton Tuna.