Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është kthyer në një ndër emrat më të suksesshëm në botën e muzikës. Këngët e saj kthehen menjëherë në hite dhe njerëzit e duan.

Pëpos talentit, Dua shquhet edhe për bukurinë natyrale, me tipare tejet të veçanta. Por si dukej këngëtarja kur ishte veçse një fëmijë?

Këtë na e ka treguar së fundmi e ëma e saj, Anesa Lipa, e cila ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto të Duas në fëmijëri. Këngëtarja shihet e veshur me një fustan të shkurtër, të kuq me vija të bardha. Nga fotoja dallohet se Dua ka qenë një bebe buçko dhe shumë e ëmbël. "Dua Bebe, 3 ditë nga "Don't start now", ka shkruar Anesa duke numëruar dhe ditët për publikimin e këngës së saj të re.












