Nga Shqipëria / E Mërkurë 30 Tetor 2019, 09:09

Video skandaloze: Trajneri rreh me shpulla futbollistët: Palaço, doni me lujt futboll ju

Po bën xhiron e rrjetit një video ku shfaqet trajneri i Laçit U-17, Ndue Tarazhi i cili iu është futur me shpulla futbollistëve të rinj pasi humbën ndeshjen. Në videon e publikuar nga "Report.tv", Tarazhi shfaqet duke i qortuar futbollistët ndërsa ata qëndrojnë kokëulur. 

"Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola, dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi? Pisa. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si jua bëjnë golin ju të dyve? Asnjë nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjim 1-ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor e kafe, nuk ju vjen turp. Ai ekip lask***sh atje, me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në dash fitoni, në dash humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin. Ulu këtu, ulu këtu, këtu", dëgjohet t'u thotë trajneri.