Ndërkohë që jemi në prag të festës së Halloween-it, VIP-at kanë nisur me përgatitjet. Ato kanë zgjedhur kostumet e tyre e dikush është veshur si Borëbardha, dikush si Maleficent, dikush si princesha Jasemine e shumë personazhe tjerë të njohur. Edhe në shtëpinë e biznesmenes shumë të dashur Amarda Toska, ka trokitur fryma e festës.

Në kuadër të arredimit, Ami e ka arreduar shtëpinë me gjëra të frikshme, kunguj, domethënë tipike për Halloween. Ajo ka publikuar disa video në Instastoryn e saj duke treguar se si po i ecin përgatitjet.

Amin e ka ndihmuar i biri, vogëlushi Joel që të merret me gdhendjen e kungullit si simbol i festës. Ai ndihet shumë i lumtur dhe duke qenë se po ndihmon në realizimin e një dekori perfekt, është e qartë se i pëlqen shumë atmosfera e Halloween-it.















