Prej disa javësh ka nisur emisioni shumë i ndjekur nga publiku ‘Shiko kush luan’, moderuar nga Luana Vjollca. Në çdo puntatë kanë qenë të pranishme surprizat, lojërat, intervistat dhe të qeshurat pafund.

‘Shiko kush luan’ është konsideruar si një ndër emisionet më të ndjekur në shumë vende tjera, përpos Shqipërisë. Këtu përmendim: Greqinë, Turqinë, Arabinë, Maqedoninë etj. Sigurisht pas një programi kaq të realizuar fshihet një staf që punon pa u lodhur dhe Luana ditën e sotme ka vendosur të zbulojë disa nga prapaskenat.

Ajo ka publikuar një video në profilin e saj të Instagramit dhe ka shkruar: “Po ndaj me ju një grimcë nga përgatitjet e mëdha që bëhen mbrapa kamerave për realizimin e “Shiko kush luan”
Ps. Momentet me nerva i kemi hequr”.












